VIDEO/ Spektakël në finalen e parë të Perëndimit, Nagets mund Lejkërs me gjashtë pikë diferencë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 9:50

VIDEO/ Spektakël në finalen e parë të Perëndimit, Nagets mund Lejkërs me gjashtë pikë diferencë

NBA vazhdo të dhurojë spektakël dhe këtë e tregoi që në finalen e parë të Konferencës së Perëndimit me supersfidën, Denver Nagets-Los Anxhelos Lejkërs.

jokic dejvis

Ata që arritin të dilnin me një fitore nga “Ball Arena” ishin Jokiç me shokë, të cilët triumfuan me rezultatin 132-126, në një sfidë që ishte e luftuar deri në fund.

Basketbollisti që shkëlqeu në fushë ishte Antoni Dejvis me 40 pikë, 3 asiste dhe 10 topa në tabelë, duke u ndjekur nga Nikola Jokiç me 34 pikë, 14 asiste dhe 21 topa në tabelë. Sa i përket LeBron Xhejmsit, “Mbreti” shënoi vetëm 26 pikë, 9 asite dhe 12 topa në tabelë.

Mbrëmjen e sotme do të luhet finalja e parë e Lindjes mes Boston Sëlltiks dhe Miami Hit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"