VIDEO/ Spektakël në “Diego Armando Maradona”, kampionët e Napolit mposhtin Juventusin e Alegrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 23:52

VIDEO/ Spektakël në “Diego Armando Maradona”, kampionët e Napolit mposhtin Juventusin e Alegrit

Napoli mposhti Juventusin me rezultatin 2-1 në supersfidën e mbrëmjes së sotme të vlefshme për javën e 27-të të Serisë A.

GHxrM8kXkAAQyLU

Golat e Kavarskhelias dhe Raspadorit i dhuruan 3 pikë të arta vendasve, ndërkohë që golin e barazimit të përkohshëm për bardhezinjtë e realizoi Kieza në minutën e 81-të. 

Një duel shumë i luftuar, teksa vlen të theksohet fakti se bardhezinjtë shpërdoruan një mori raste të pastra. Për Juventusin kjo ishte humbja e katërt në këto 27 javë, ndërkohë që për Napolit ishte fitorja e 12-të.  

renditja

FT NAPOLI-JUVENTUS 2-1

Kvaraskhelia 42′, Raspadori 88′ / Kieza 81′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida! 

93′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Juventusi me Ruganin, shpëton për mrekulli porta e Napolit. (VIDEO) 

88′ GOOOL NAPOLI 2-1/ Penalltia e gjuajtur nga Osimhen ndalet fillimisht nga portieri Shezni, por më pas topi shtyhet drejt rrjetës nga Raspadori. (VIDEO) 

86′ Penalltia në favor të Napolit, e akorduan me VAR. (VIDEO) 

81′ GOOOOOL JUVENTUSI 1-1/ Vendoset baraspesha, Kieza shënon një gol mjaft të bukur me një gjuajtje diagonale duke e dërguar topin në cepin e portës. (VIDEO) 

53′ Juventusi “flirton” me golin e barazimit, tentativa e Kambiasos shkon mbi kuadrat (VIDEO) 

45′ Tjetër rast i artë i shpërdoruar nga serbi Vlahoviç, duket mbrëmje jo për sulmuesin e Juventusi (VIDEO) 

42′ GOOOOL NAPOLI 1-0/ Kvaraskhelia kalon në avantazh vendasit falë një realizimi fantastik (VIDEO) 

34′ Fati nuk është me skuadrën e Alegrit, shtylla i mohon golin e avantazhit Juventusit (VIDEO) 

19-28′ Përballje tepër e luftuar, Vlahoviç, Bremer dhe Kambiaso janë 3 futbollistët e ndëshkuar me karton të verdhë në radhët e bardhezinjve.

10′ Rasti i artë i Vlahoviç, bardhezinjtë “flirtojnë” me golin (VIDEO) 

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

NAPOLI (4-3-3): Meret; Di Lorenco, Rrahmani, Huan Zhezus, Olivera; Anguisa, Lobotka, Traore; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia
Trajner: F. Kalcona

JUVENTUS (3-5-2): Sheznji; Rugani, Bremer, Aleks Sandro; Kambiaso, Alkaraz, Lokatelli, Mireti, Iling Xhunior; Vlahoviç, Kieza
Trajner: M. Alegri

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"