VIDEO/ Spektakël i jashtëzakonshëm në tribuna, Tirana rihap finalen e kampionatit të basketbollit për meshkuj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2023 | 22:02

VIDEO/ Spektakël i jashtëzakonshëm në tribuna, Tirana rihap finalen e kampionatit të basketbollit për meshkuj

Tirana ka ndezur edhe më shumë finalen e kampionatit të basketbollit për meshkuj teksa ka rihapur duelin me Besëlidhjen në finalen e tretë të zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Në një atmosferë të zjarrtë në tribuna, bardheblutë kanë mundur ekipin lezhjan me shifrat 76-63, duke ngushtuar serinë finale në 2-1.

Collage Maker-26-Apr-2023-10-01-PM-1904

Bardheblutë kanë diktuar ritmin që në fillimin e takimit dhe falë realizimeve të Devis e Hamatit, ia dolën që të diktonin që në periodën e parë ritmin e tyre, duke e mbyllur me shifrat 20-16. Besëlidhja ia doli të rivendoste ekuilibrin në periodën e dytë dhe mbylli pjesën e parë të ndeshjes me shifrat 35-34.

Tirana u kthye përsëri përpara në periodën e tretë, të cilin e mbylli me avantazhin e dy pikëve, 54-52. Ajo ia doli të bënte diferencën në periodën e fundit, duke thelluar gjithnjë e më shumë avantazhin derisa mbylli ndeshjen me suksesin 76-63.

Protagonisti kryesor i bardhebluve ishte Devis me 22 pikë e 5 topa në tabelës, ndërsa për Besëlidhjen ishte Felton me 20 pikë, 9 topa në tabelë dhe 3 asiste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"