VIDEO/ Spektakël golash në “Selman Stërmasi”, Dinamo mundet nga Apolonia dhe zhgënjen në garën për kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2023 | 23:54

VIDEO/ Spektakël golash në “Selman Stërmasi”, Dinamo mundet nga Apolonia dhe zhgënjen në garën për kreun

Dinamo është mposhtur nga Apolonia “Selman Stërmasi” me rezultatin 2-3, në sfidën e javës së fundit të javës së 19-të të Kategorisë së Parë.

bandicam 2023-03-12 14-43-33-616

Sfida nisi mjaft mirë për miqtë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 8’ me Antoni Umejiego pas një gabimi nga mbrojtja vendase. Gjithsesi përpjekjet e këtyre të fundit nuk u ndalën, të cilët shënuan me Taulant Markun.

Në pjesën e dytë, fierakët gjetën sërish rrjetën, kësaj radhe me anë të një penalltie që u shndërrua në gol nga Omeri. Sfida u barazua sërish nga blutë me Dikson, por në fundin e takimit, ishte Ndubuisi i cili me një gjuajtje me kokë, ndëshkoi për të tretën herë portierin Dani.

Kështu Dinamo vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë me 34 pikë, ndërsa Apolonia futet në garën për një vend në zonën “playoff”, duke u ngjitur në vendin e 7 me 25 pikë.

REZULTATI:

DINAMO 2-3 APOLONIA

T. Marku 31′, Dikson 73′ / Umejiego 8′, Omeri (P) 66′, Ndubuisi 85′

NGJARJET KRYESORE:

90+8′ Mbyllet sfida!

85′ GOOOL APOLONIA 2-3/ Ndubuisi provon me kokë pas një krosimi në zonë dhe mposht portierin Dani.

73′ GOOOL DINAMO 2-2/ Dikson provon me një gjuajtje me kokë dhe e çon topin në rrjetë.

70′ Lojtaët e Dinamos protestojnë për penallti për një prekje të topit me dorë, por Xhaja lë lojën të vazhdojë.

66′ GOOOL APOLONIA 1-2/ Omeri shënon nga pika e bardhë e penalltisë.

65′ Sabien lilaj shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Maksutit dhe Xhaja akordon penallti.

49′ Karamba lëviz mjaft mirë brenda zoës duke lëshuar një gjuajtje me të majtën, e cila ndalet nga Harizaj.

48′ Denison futet bukur më zonë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

40′ Denison lëshon një predhë nga distanca, por Harizaj arrin të ndalë tentativën e kundërshtarit.

31′ GOOOL DINAMO 1-1/ Daja jep një top në zonë për Taulant Markun dhe ky i fundit lëshon një gjuajtje që shkon në rrjetë.

21′ Daja gjen rrugën e rrjetës, por gjyqtari akordon një prekje të topit me dorë duke e bërë të pavlefshëm golin e vendasve.

8′ GOOOL APOLONIA 0-1/ Dani nuk arrin të kontrollojë siç duhet, me topin që shkon te Umejiego, me këtë të fundit që nuk gabon.

1′ Starton sfida në “Selman Stërmasi”!

FORMACIONET ZYRTARE:

DINAMO: Dani, Allmuça, Imami, Dikson, Prodani, Daja, Lilaj, Ivan, Denison, T. Marku, Karamba.

Trajner: Dritan Mehmeti

APOLONIA: Harizaj, Asllanaj, Ndubuisi, Repaj, Orelesi, Shanaj, Hebeja, Khalid, Omeri, Maksuti, Umejiego.

Trajner: Veljko Dovedan

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"