VIDEO/ Sociedad shfaqet pretendent në grupin e Interit, pikë të rënda në transfertë. Braga fiton me përmbysje në shtesë në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2023 | 18:45

VIDEO/ Sociedad shfaqet pretendent në grupin e Interit, pikë të rënda në transfertë. Braga fiton me përmbysje në shtesë në Gjermani

Real Sociedad është shfaqur si pretendent për kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Kampioneve në Grupin D të turneut. Pasi mori barazim me Interin në ndeshjen e parë, skuadra spanjolle ka fituar sot me shifrat 2-0 në fushën e Salcburgut.

UEFA-Champions-League

Pritej shumë nga austriakët që mposhtën Benfikën, por ata u goditën nga golat e shpejtë të Ojarzabal dhe Mendez, teksa më pas ekipi spanjoll kontrolloi me qetësi ndeshjen dhe mori tre pikë të arta për klasifikimin.

Ndërkohë, surpriza e ditës erdhi nga Braga, e cila mundi me përmbysje Union Berlin në fushën e kësaj të fundit. Gjermanët kaluan në avantazh të dyfishtë me Beker në pjesën e parë të sfidës. Por Niakate para pushimit të ndeshjes dhe Bruma menjëherë pas kthimit në fushë, barazuan duelin. Rastet në të dy portat nuk munguan, por diferencën në fund e bëri gjuajtja e Kastro në minutën e 94-t, për t’i dhënë suksesin skuadrës së tij.

REZULTATET 

GRUPI D

RB SALCBURG-REAL SOCIDEAD 0-2
7′ Ojarzabal, 27′ Mendez

GOLI I MENDEZ (VIDEO)

GOLI I OJARZABAL (VIDEO)

GRUPI C

UNION BERLIN-BRAGA 2-3
30′, 37′ Beker / 41′ Niakate, 51′ Bruma, 90’+4′ Kastro

GOLI I KASTRO (VIDEO)

GOLI I BRUMA (VIDEO)

GOLI I NUAKATE (VIDEO)

GOLI I DYTE I BEKER (VIDEO)

GOLI I BEKER (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

GRUPI D

RB SALCBURG-REAL SOCIDEAD

asdasdsadasdsad

GRUPI C

UNION BERLIN-BRAGA

asdsdadasdsaddassda

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"