VIDEO/ Skënderbeu rikthehet te fitorja, mund në shtëpi Tomorin dhe ngjitet në vendin e parë
Skënderbeu ka arritur të triumfojë përballë Tomorit në shtëpi, sfidë e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë së Parë.
Korçarët gjetën golin që në minutën e 16’ me Temitop dhe më pas arritën ta menaxhonin mirë rezultatin.
Përpjekjet e miqve nuk munguan, por goli nuk erdhi, madje e mbyllën sfidën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Shaqes.
Kështu Skënderbeu ngjitet në vendin e parë pas disfatës së Flamurtarit përballë Tërbunit, ndërsa Tomori vazhdon të qëndrojë në zonën “playoff”, në vendin e 6-të me 27 pikë.
REZULTATI:
SKËNDERBEU 1-0 TOMORI
Temitop 16′
NGJARJET KRYESORE:
90+3′ Mbyllet sfida!
75′ Shaqe shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.
66′ Fejzaj provon me një gjuajtje fluturimthi nga distanca, por topi shkon mbi kuadrat.
46′ Starton pjesa e dytë!
45+1′ Mbyllet pjesa e parë!
35′ Randi Dumfur provoi të finalizonte një top që ngeli në zonë, me tentativën e mbrojtësit që shkon mbi kuadrat.
27′ Fejzaj provon një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij devijohet dhe shkon në këndore.
16′ GOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Prençi provon me një gjuajtje me kokë, e cila ndalet në traversë dhe më pas Temitop e çon me kokë drejt rrjetës.
1′ Starton sfida në Korçë!
FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: Ruçi, Frashëri, Randi, Prençi, Zenullari, Lika, Liço, Rapa, Pecani, Temitop, Samuel.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
TOMORI: Boje, Hida, Shaqe, Kasmollari, Dushkaj, Alinani, Fejzaj, Ismailaj, Solomon, Çaço, Emini.
Trajner: Klodian Arbëri
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"