VIDEO/ Simon Simoni e nis aventurën gjermane nga Dubai, zbulohet numri që do të mbajë të Eintraht Frankfurt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2023 | 20:08

VIDEO/ Simon Simoni e nis aventurën gjermane nga Dubai, zbulohet numri që do të mbajë të Eintraht Frankfurt

Simon Simoni ka nisur në ditët e para të janarit aventurën e re të rëndësishme të karrierës së tij. Portieri i talentuar shqiptar, pasi kompletoi transferimin nga Dinamo te Eintraht Frankfurt, ka nisur stërvitjen me klubin gjerman i cili e ka regjistruar menjëherë me skuadrën e parë, pasi beson se kështu ai do të djegë shumë shpejt etapat.

simoni

Simoni është përfshirë kësisoj në listën e skuadrës që është grumbulluar dhe ka udhëtuar drejt Dubait për një fazë të shkurtër përgatitore, para rifillimit të aktiviteteve futbollistike në Gjermani. Klubi ka bërë të ditur edhe listën me numrat për pjesën e dytë të sezonit dhe Simon Simoni do të mbajë numrin 41 në fanellë sa herë që të zbresë në fushë me ngjyrat e kësaj skuadre,.

Ndërkaq, Eintraht ka publikuar pjesë edhe të stërvitjes duke u ndalur veçmas te ajo e portierëve, teksa i kërkonte ndjekësve që të shihnin me vëmendje afrimin e ri të skuadrës. Portieri firmosu pak ditë para mbylljes së vitit 2022 dhe për të, këto ishin stërvitjet e para me skuadrën gjermane.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"