VIDEO/ Shuplakë e trefishtë kundër Erzenit, derbi i Durrësit shkon për Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 0:25

VIDEO/ Shuplakë e trefishtë kundër Erzenit, derbi i Durrësit shkon për Teutën

Teuta ka mposhtur Erzenin me rezultatin 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Kategorinë Superiore. 

P.Pashollari

P.Pashollari

Dueli u zhbllokua në minutën e 27′ nga Lloci dhe në të 38′ durrsakët realizuan golin e dytë me Beqjan. Dy asistet u dhanë nga Artan Jazxhi. Kështu pjesa e parë u mbyll 2-0.

Në pjesën e dytë, Daci gjeti edhe golin e tretë për Teutën. Erzeni pati disa raste të mira me Mihanën dhe fund por nuk arritën të finalizonin.

Pas kësaj ndeshje, durrsakët i parakalojnë shijakasit në renditje teksa ngjiten në vendin e 8-të me 28 pikë. Skuadra e Bejzades zbret në vendin e 9-të me 26 pikë.

TEUTA 3-0 ERZENI

27′ Lloci, 38′ Beqja, 53′ Daci

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet dueli me fitoren e Teutës!

90′ +3′ Largohet Boçi, ka minuta për Halilaj.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

87′ Largohen Ergys Peposhi dhe Daja, në lojë futen Tepshi dhe Preloshi.

86’ Mihana gjuan me kokë, Vata bën heroin. (VIDEO)

81’ Mihana gjuan me kokë drejt portës, por topi shkon jashtë. (VIDEO)

80′ Maliqi lë fushën e lojës, ka minuta për Kadriun.

80′ Beqja tërheq nga fanella Zekën, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

78′ Daci lë fushën e lojës, ka minuta për Demirçanin.

76’ Asani provon të befasojë nga distanca Vatën, por topi devijohet dhe shkon në duart e portierit. (VIDEO)

63′ Largohet Mëllugja, në lojë futet Alba.

58’ Maliqi gjuan drejt portës, shtylla i mohon golin e parë shijakasve.

58’ Dy zëvendësime të tjera nga Erzeni. Largohen Dakaj dhe Kacbufi, në lojë futen Migone dhe Mihana.

53’ GOOOL TEUTA 3-0/ Pas një kundërsulmi të shpejtë, Boçi i jep assist Dacit, ky i fundit gjuan drejt portës dhe mposht Hasanbelli (VIDEO) + (VIDEO)

49′ Jazxhi ndërhyn ndaj Osmanllarit, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

46′ Nis pjesa e dytë, Sadiki qëndron në dhomat e zhveshjes dhe në lojë futet Asani.

45’+5′ Mbyllet pjesa e parë!

45’+3′ Osmanllari ndëshkohet me karton të verdhë.

45′ Akordohen 5 minuta shtesë.

45′ Boçi ndërhyn ndaj Dakaj, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

38′-41′ GOOOL TEUTA 2-0/ Jazxhi asiston me kokë për kapitenin, Beqja nuk zhgënjen dhe dyfishon shifrat. Pas rishikimit në VAR, konfirmohet goli. (VIDEO)

27’ GOOOL TEUTA 1-0/ Pas një goditje këndi, Jazxhi pason për Llocin dhe ky i fundit nuk fal duke kaluar në avantazh durrsakët (VIDEO)

19’ Zeka gjuan nga goditja e dënimit, topi shkon në duart e Vatës. (VIDEO)

11’ Jazxhi gjuan me kokë drejt portës, Kahrimanoviç shpëton Hasanbelliun. (VIDEO)

6’ Atanda pastron zonën e rrezikun dhe largon topin drejt mesfushës.

3’ Beqja tentoi të kapë një top të gjatë, por topi shkoi në duart e Hasanbelli.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Vata, Kruja, Jazxhi, Gjini, Gjinollari, Lloci, Beqja, Daja, Peposhi, Daci, Boçi

Trajner: Edi Martini

ERZENI: Hasanbelli, Atanda, Sadiki, Kacbufi, Osmanllari, Dakaj, Mëllugja, Kahrimanoviç, Peposhi, Zeka, Maliqi

Trajner: Skerdi Bejzade

WhatsApp Image 2024-03-02 at 16.58.09

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"