VIDEO/ “Shpikja” e Asllanit te goli “fikson” Interin, klubi publikon pamjet nga një kënd tjetër dhe falënderimet e Lautaros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 23:10

VIDEO/ “Shpikja” e Asllanit te goli “fikson” Interin, klubi publikon pamjet nga një kënd tjetër dhe falënderimet e Lautaros

Kristjan Asllani ishte protagonist i fitores së thellë 4-0 të Interit ndaj Leçes, jo vetëm për faktin se ishte titullar në këtë duel. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte ai që nisi me një asist serinë e golave.

asdasdasdsad

Ai dha një pasim mjeshtëror me te jashtmen, duke nxjerrë Lautaro Martinez para portës, ku argjentinasi nuk gaboi duke shënuar golin e tij të 100 si zikaltër. Vetë klubi ka postuar sot në rrjete sociale edhe një herë golin me pamjet nga një kënd tjetër, që shpjegonte më mirë magjinë e Asllanit.

“Shpikje me të jashtmen e Asllanit, Lautaro shumë i ftohtë”, shkruante klubi në videon ku shihej veprimi teknik i dy lojtarëve, por edhe falënderimet e Lautaro Martinez dhe përgëzimet e shokëve të tjerë të skuadrës për mesfushorin shqiptar.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"