VIDEO/ Shkroi historinë në Europë, legjenda Tiago Silva kthehet në shtëpi dhe pritet nga 55 mijë tifozë në “Maracana”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2024 | 15:53

VIDEO/ Shkroi historinë në Europë, legjenda Tiago Silva kthehet në shtëpi dhe pritet nga 55 mijë tifozë në “Maracana”

Tiago Silva do të mbahet mend gjithmonë si një nga mbrojtësit më të mirë të historisë së futbollit. Braziliani ka luajtur për pjesën më të madhe të karrierës së tij në Europë, ku edhe u bë i famshëm te ekipe si Milani, PSG-ja dhe Çelsi, ku me këta të fundit fitoi edhe Ligën e Kampioneve.

thiago-silvaa-780x439

Tani, në moshën 39-vjeçare, Tiago Silvës i ka ardhur koha që të kthehet në vendlindje, pikërisht me klubin e Flumineses, ku do të kaloi edhe muajt e fundit të karrierës. Legjenda braziliane në prezantimin e tij, u prit nga 55 mijë tifoz në stadiumin mitik të “Marakanasë”. Silva nuk mund të rrinte pa e komentuar këtë pritje spektakolare, kur u shpreh:

“Faleminderit që ndatë një kohë të veçantë nga jeta juaj për të qenë me mua sot. Ju nuk e dini se sa e veçantë është për mua që të vijë në shtëpi. Isha i sigurt se kjo do të ndodhë. Ju e dini se familja ime do të qëndrojë në Londër dhe ky është një demonstrim i dashurisë për institucionin, për ju tifozët dhe për futbollin.”

Do të doja të falënderoja Zotin që më lejoi ta veshë këtë fanellë të rëndësishme sërish. Unë ndihem shumë krenar që e kam vendosur atë në gjoksin tim për herë të dytë”.

Po ashtu do të doja të falenderoja edhe presidentin Mario për të gjitha përpjekjet dhe që nuk u dorëzua nga ëndrrat tona. Dhe sot është bërë një realitet, që të punojmë së bashku tek Fluminense, që është gjëja që e dua më së shumti në botë.”

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"