VIDEO/ Shkëndija nuk zhgënjen në Suedi, barazim në fushën e AIK. “Buba” Hasani jep spektakël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2022 | 23:50

VIDEO/ Shkëndija nuk zhgënjen në Suedi, barazim në fushën e AIK. “Buba” Hasani jep spektakël

Shkëndija e Tetovës ka mbyllur në barazim ndeshjen e parë të trit të tretë të Ligës së Konferencës ndaj AIK në Suedi, duke u konfirmuar si një skuadër me pretendime për të vazhduar më tej.

shkendija

Skuadra tetovare e nisi ndeshjen shumë mirë, duke shënuar pas pak sekondash golin e avantazhit me anë të Ferhan Hasanit, i kthyer në formën e tij më të mirë me kuqezinjtë. Më pas, ajo u mbrojt me kujdes e kundërsulmoi. Por u godit nga goli me kokë i Xhon Guidetit, sulmuesit të përfaqësueses së Suedisë i cili këtë vit i është bashkuar AIK.

Shkëndija në pjesën e dytë luajti me shumë guxim, duke kërkuar vazhdimisht të gjente golin me kombinime të shumta e duke krijuar raste me Gurin, Hasanin, Doriev e Nafiun. Por vendasit ia dolën të evitonin golat në portën e tyre, ashtu siç bëri Zahov në anën tjetër duke bërë ndërhyrje vendimtare.

Në fund, barazimi 1-1 duket se konfirmon edhe një herë Shkëndijën si një skuadër e cila me të drejtë tani kërkon të sigurojë grupet e Ligës së Konferencës dhe do të tentojë të eliminojë ekipin e njohur suedez në sfidën e kthimit.

AIK-Shkëndija Tetovë 1-1
17′ Guideti / 1′ Hasani

54′ Kundërsulm i shpejtë i Shkëndijës, topi shkon në qendër për Gurin i cili nga një pozicion i shkëlqyer fluturon topin mbi traversë.

GOLAT

17′ Harkim nga e djathta dhe Guideti me kokë tregon të gjithë aftësitë e tij duke çuar topin në rrjetë.

1′ Hasani vjedh topin para zonës kundërshtare dhe pastaj me një gjuajtje mjeshtërore mposht portierin kundërshtar.

FORMACIONET ZYRTARE:

6767777

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"