VIDEO/ Shkëlqen Spanja, shoku i Bares bën debutimin e çmendur në moshën 32-vjeçare dhe shënon dopietë për 2 minuta! Uellsi shtang Kroacinë. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 23:59

VIDEO/ Shkëlqen Spanja, shoku i Bares bën debutimin e çmendur në moshën 32-vjeçare dhe shënon dopietë për 2 minuta! Uellsi shtang Kroacinë. Ja rezultatet

U luajtën mbrëmjen e sotme 3 duelet e vlefshme për kualifikueset e Europianit, ku në total u shënuan 7 gola. Fitore bindëse për Spanjën, që mposhti me rezultatin e pastër 3-0 Norvegjinë, në duelin e zhvilluar në “Estadio La Rosaleda” të Malagës. Heroi i “iberikëve” në këtë duel ishte Joselu, shoku i skuadrës të Keidi Bares te Espanjoli. 
euro-20241

Sulmuesi 32-vjeçar, bëri një debutim ëndrrash, teksa u hodh në fushë në minutën e 81-të, duke zënë vendin e Moratës, teksa në minutat 83 dhe 85 arriti të tundte dy herë rrjetën duke vulosur shifrat në 3-0.

bandicam 2023-03-25 22-29-24-128

Supriza e mbrëmjes ishte padyshim, barazimi në frymën e fundit, i Uellsit ndaj Kroacisë. Ballkanasit po udhëhiqnin me rezultatin 1-0 deri në minutën e 90+3, kur Broadhead, vendosi baraspeshën. Golin e avantazhit për kroatët e realizoi Kramariç. Ndërkohë në duelin tjetër, Rumania mposhti me rezultatin 0-2 Andorrën.

FT

SPANJË 3-0 NORVEGJI

13′ Dani Olmo, 83′, 85′ Joselu

GOLI I DYTË I JOSELU: 

GOLI I PARË I JOSELU: 

GOLI I DANI OLMOS

7

KROACI 1-1 UELLS

28′ Kramariç / 90+3′ Broadhead

GOLI I BROADHEAD: 

GOLI I KRAMARIC

8

ANDORA 0-2 RUMANI

35′ Denis Man, 51′ Denis Alibec

GOLI I DENIS ALIBECIT

GOLI I DENIS MANIT

9PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"