VIDEO/ “Shfaqje  bastarde”, klubi i Kategorisë së Dytë sulmon gjyqtarin pas humbjes: Kamikazi baltosi futbollin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2024 | 22:02

VIDEO/ “Shfaqje  bastarde”, klubi i Kategorisë së Dytë sulmon gjyqtarin pas humbjes: Kamikazi baltosi futbollin shqiptar

Humbja 0-2 përballë Pogradecit në ndeshjen e Grupit B të Kategorisë së Dytë, ka sjellë protesta të shumta nga skuadra e Maliqit. Ajo fillimisht vendosi të largohej nga fusha e lojës gjatë pjesës së parë të takimit, kur u dhanë dy penallti kundër saj dhe një karton i kuq,.

mikele dyrmishi

Por më pas u vendos të vazhdohej ndehsja, e cila u mbyll me fitoren e miqve, mes protestave për gjyqtarin Mikele Drymishi, të cilit iu kushtuan edhe disa postime radhazi në rrjetet sociale të klubit.

“SKANDAL! Dy penallti për Pogradecin dhe karton i kuq për Maliqin në pjesën e parë! Ky është turp, kamikazi Mikele Dyrmishi duhet të mbajë përgjegjësi për këtë shfaqje bastarde!”, shkruhej fillimisht në një postim.


“Dy penallti kundër dhe karton i kuq për portierin Dramolli! Jemi të shtangur! Kamikazi Mikele Dyrmishi, sapo baltosi gjithë futbollin shqiptar me këto vendime të turpshme”, postoi pak më vonë klubi i Maliqit, duke shprehur indinjatën ndaj vendimeve në ndeshjen e sotme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"