VIDEO/ Shënojnë Rodrigo dhe i zakonshmi Bellingam, Reali kthehet përsëri i pari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2023 | 20:44

VIDEO/ Shënojnë Rodrigo dhe i zakonshmi Bellingam, Reali kthehet përsëri i pari

Real Madrid është kthyer në kreun e renditjes së La Liga me një fitore të thjeshtë 3-0 ndaj Kadiz, për të vënë nën trysni surprizën Zhirona që po i rivalizon, por mbi të gjitha për t’u shkëputur nga Barcelona që tashmë është 4 pikë larg.

sdasdasdadasdassadsda

Skuadra e Ançelotit triumfoi në këtë sfidë falë dy protagonistëve. I pari ishte Rodrigo, i cili shënoi goiin e avantazhit në minutën e 14 dhe pastaj dyfishoi shifrat në minutën e 64-t të sfidës. Më pas, braziliani dha asistin për golin e tretë që u shënua nga Bellingam, për golin e tij të 11 në këtë kampionat, ku gjendet në kreun e renditjes së golashënuesve.

GOLI I PARË I RODRIGO (VIDEO)

GOLI I DYTË I RODRIGO (VIDEO)

GOLI I BELLINGAM (VIDEO)

Kështu, Reali gjen fitoren e radhës në kampionat dhe shfaqet përsëri dominues edhe pse i mungon një emër i rëndësishëm si Vinicius, i cili ka mbyllur vitin dhe do të kthehet vetëm në 2024-ën.

fsdfsdfdfssdfsdfsdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"