VIDEO/ Sëlltiks mban shpresën gjallë, mund Majemin në finalen e pestë dhe ngushton serinë e ndeshjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 10:05

VIDEO/ Sëlltiks mban shpresën gjallë, mund Majemin në finalen e pestë dhe ngushton serinë e ndeshjeve

Finalja e Konferencës së Lindjes në NBA ende nuk ka përfunduar. Boston Sëlltiks shpreson te përmbysja e madhe, pas fitores kundër Majemi Hit në finalen e pestë me rezultatin 110-97.

boston majemi

Tre yjet e Sëlltiks, Uajt, Smart dhe Braun shkëlqyen me 68 pikë së bashku, duke i sjellë fitoren e dytë keltëve në Lindje.

Kështu rezultati i sfidave shkon në 3-2 për Hit, me këta të fundit që mund të kalojnë në finalen e madhe me vetëm një fitore, aty ku do i presë Denver Nagets.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"