VIDEO/ Sakrifica për kombëtaren nuk njeh limite, Belgjika përfaqësohet në vrap nga kampionia e… hedhjes së gjylës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2023 | 12:36

VIDEO/ Sakrifica për kombëtaren nuk njeh limite, Belgjika përfaqësohet në vrap nga kampionia e… hedhjes së gjylës

 Në Poloni po zhvillohet Lojërat Europiane dhe Belgjika është një nga vendet që po merr pjesë në garë. Së fundmi, është zhvilluar gara e 100 metrave me pengesa, por Belgjika është vënë para një momenti të vështirë.

asdadad

Sportistja Ane Zagre ishte dëmtuar dhe nuk mund të merrte pjesë në garë ndërsa Hane Klaes që ishte zëvendësuese, ishte tërhequr nga gara. Në kushte të tilla, Belgjika do të humbiste shumë pikë në klasifikim për shkak të mos pjesëmarrjes por gjërat kanë ndryshuar dhe ka sakrifikuar kampionia e hedhjes së gjylës.

Jolien Maliga ka përfaqësua Belgjikën në garën e 100 metrave me pengesa. Duke ditur se do të dalë e fundit, sportistja nuk është demoralizuar dhe e ka çuar garën deri në fund, duke i dhënë 2 pikë skuadrës Kombëtare të Belgjikës, pikë që e ndihmojnë për të mos rënë nga divizioni.

Videoja e garës është bërë virale menjëherë por të shumta janë komentet në mbështetje të sportistes për sakrificën që ka bërë. Ajo mbërriti në finish pas 32.82 sekondash ndërkohë që fituesja kishte mbërritur pas 13.22 sekondash.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"