VIDEO/ Sa shumë klas në këmbët e tij, Muçi kalon si “piketa” kundërshtarët! Momente magjike me fanellën e Beshiktashit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 0:10

VIDEO/ Sa shumë klas në këmbët e tij, Muçi kalon si “piketa” kundërshtarët! Momente magjike me fanellën e Beshiktashit

Ernest Muçi ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme të gjigantët e Beshiktashit, duke fituar menjëherë zemrat e tifozëve bardhezinj.

muci

Talenti shqiptar është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te skuadra turke, teksa nga ndeshja në ndeshje, po nxjerr në pah klasin e tij. Me një teknikë të admirueshme, Muçi kalon si “piketa” futbollistët kundërshtarë duke i dhënë një shkëlqim lojës së Beshiktashit. 

Kjo gjë u pa edhe në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Koniasporit, i vlefshëm për Kupën e Turqisë. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet shqiptari teksa dhuron momente magjike me fanellën e Beshiktshit, që udhëheq sfidën me shifrat 2-0 falë golave të Uçan dhe Tosun. Për më tepër shikoni pamjet:  

  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"