VIDEO/ Sa shumë emocione dhe gola! Erzeni mposht Vllazninë dhe e parakalon në renditje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 23:53

VIDEO/ Sa shumë emocione dhe gola! Erzeni mposht Vllazninë dhe e parakalon në renditje

Erzeni mposhti Vllazninë me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. 

dndnd

Sfida u zhbllokua që në minutën e 2’ me autogolin e Smajlit duke kaluar në avantazh vendasit. Në minutën e 31’ Nonato dyfishoi shifrat dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Erzenit.

Në pjesën e dytë ishte Esat Mala ai që shkurtoi diferencën në minutën e 57’. Por në të 75’ erdhi përgjigja e Nonatos duke dërguar shifrat në 3-1. Goli i fundit i duelit u shënua nga Jonuzi në minutën e 80’.

Pas kësaj fitores Erzeni e parakalon në renditje Vllazninë dhe pozicionohet në vendin e 3-të me 29 pikë, ndërsa kuqeblutë mbeten në vendin e 4-të me 28 pikë

ERZENI 3-2 VLLAZNIA

2′ Smajli (AU), 31′ , 75′ Nonato/ 57′ Mala, 80′ Jonuzi

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet sfida, Erzeni fiton kundër Vllazninë.

90’+2′ Largohet nga fusha Nonato, në vend të tij futet Troplini.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

86’ Largohet Kahrimanoviç në lojë futet Leao.

80’ GOOOL VLLAZNIA 3-2! Jonuzi kthen në lojë kuqeblutë, pas një goditje potente shënon një supergol.

75’ GOOOL ERZENI 3-1! Dejvi Kapllani i jep asist Nonatos, ky i fundi e shfrytëzon më së miri mundësinë dhe shënon sërish për Erzenin. Shtanget portieri Zogoviç.

69’ Del nga loja Alan, futet Kapllani. Largohet edhe Ademi, në vend të tij hyn Osmanllari.

62’ Del nga loja Hoxhaj dhe në vend të tij futet Kaina.

59′ Bekim Balaj godet fort, por topi del jashtë fushës.

57’ GOOOL VLLAZNIA 1-2! Pas një krosimi në zonë, Esat Mala godet me kokë dhe shkund rrjetën e Xhikës.

52’ Kruja kërcënon me një goditje potente, por topi del jashtë.

46′ Starton pjesa e dytë. Largohen Smajli dhe Heriç, në lojë futen Kruja dhe Marku.

45’+5′ Mbyllet pjesa e parë.

45’+3′ Kahrimanoviç kroson për Nonaton, por topi është shumë i fortë dhe nuk arrin ta kapë.

45′ Jepen 5 minuta shtesë.

40′ Esat Mala shkund rrjetën e Xhikës, por arbitri e anulon për pozicion jashtë loje.

34’ Kahrimanoviç kapet me Malajn, ka tension në fushë. Të dy futbollistët ndëshkohen me karton të verdhë.

31’ GOOOL ERZENI 2-0! Nonato shmang Zogoviçin dhe dyfishon shifrat për Erzenin.

27’ Nonato shkakton faull nga Gurishtës, ka goditje këndi për Vllazninë.

21’ Hakaj kroson drejt Balajt, por Krasniqi ndërhyn saktë dhe largon rrezikun.

20’ Hoxhaj avancon drejt portës, por Peposhi parashikon lëvizjen dhe ia largon topin nga këmbët.

14’ Mala godet drejt portës, por topi devijohet nga mbrojtja dhe shkon në duart e Xhikës.

7′ Hoxhaj godet drejt portës, por Xhika bën një pritje të mrekullueshme.

2’ GOOOL ERZENI 1-0! Ademi krosoi drejt zonës, por Smajli gabon dhe tund rrjetën e Zogoviç. Shijakasit kalojnë në avantazh falë autogolit të mbrojtësit.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

ERZENI: Xhika, Iljazi, Krasniqi, Kahrimanoviç, Enk, Kriviçiç, Mehmeti, Alan, Peposhi, Ademi, Nonato.

Trajner: Xhevahir Kapllani

VLLAZNIA: Zogoviç, Smajli, Shehi,Heriç, Gurishta, Hakaj, Jonuzi, Alivoda, Hoxhaj, Balaj, Mala.

Trajner: Mirel Josa

Arbitri: Kreshnik Cjapi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"