Postuar: Nëntor 26, 2023 | 20:34
VIDEO/ Roma futet në garë për Champions, mund me tre gola Udinezen dhe kërcënon Napolin e vendit të katërt
Roma ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme, kësaj radhe përballë Udinezes në shtëpi me rezultatin 3-1.
Ishin verdhekuqtë ata që gjetën golin e parë me anë të Mançinit, teksa në pjesën e dytë miqtë rivendosën baraspeshën Tovë në minutën e 57’.
Duhet të vinte minuta e 81’ që Roma të shënonte me Dibalën, teksa në të 90’ llogaritë i mbylli El Sharaui.
Kështu ekipi i Murinjos e sheh veten në vendin e pestë, vetëm tre pikë larg Napolit të vendit të katërt, ndërsa Udineze vazhdon të vuajë duke luftuar pranë zonës së mbijetesës.
REZULTATI:
ROMA 3-1 UDINEZE
Mançini 20’, Dibala 81’, El Sharaui 90’ / Tovë 57’
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"