VIDEO/ Roma buzëqesh me Ranierin, trajneri i ri debuton me fitore ndaj… Veselit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2019 | 22:30

VIDEO/ Roma buzëqesh me Ranierin, trajneri i ri debuton me fitore ndaj… Veselit

Roma e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, aventurën me Klaudio Ranierin në stol. Në debutimin e tij me ekipin kryeqytetas, në “Olimpiko” Roma fitoi me shifrat 2-1 përballë Empolit, ku titullar ishte në mbrojtje edhe shqiptari, Frederik Veseli.

roma

Rezultatin e zhbllokoi Stefan El Sharaui, që në minutën e 9-të, me anë të një super goli nga jashtë zone, që nuk i la aspak mundësi portierit kundërshtar.

Por, vetëm 3 minuta më pas, Huan Zhezus i bëri një nder Empolit, duke shënuar një gol në portën e tij, pas një mosmarrëveshje në zonë. Gjithsesi, për të kaluar sërish në avantazh, mendoi Patrik Shik, që shënoi në minutën e 33-të.

Kështu, me këtë fitore Roma qëndron në vendin e pestë, me 47 pikë, ndërsa Empoli i Veselit mbetet në vendin e 17-të, një sipër mbi zonën e nxehtë, vetëm një pikë më shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"