VIDEO/ Riluhet ndeshja e ndërprerë për shkak të reshjeve të shiut, goli i sulmuesit shqiptar i siguron 1 pikë skuadrës italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2024 | 21:18

VIDEO/ Riluhet ndeshja e ndërprerë për shkak të reshjeve të shiut, goli i sulmuesit shqiptar i siguron 1 pikë skuadrës italiane

Sfida mes Pro Sestos dhe Viçencë e planifikuar për t’u zhvilluar në 30 mars, u luajt fillimisht vetëm 55 minuta, teksa u shty për shkak të kushteve atmosferike. Reshjet e dendura të shiut e bënë të pamundur zhvillimin e kësaj përballjeje deri në fund, teksa minutat e mbetura u luajtën ditën e sotme. 

toci

Më 30 mars vendasit e Pro Sestos i mbyllën 55 minutat në avantazh 1-0 falë golit të sulmuesit shqiptar Eljon Toçi që realizoi një gol mjaft të bukur me kokë, ndërkohë që ditën e sotme, në 25 minutat e mbetura miqtë nga Vinçenca gjetën golin e baraspeshës me Kostën në minutën e 87-të. Gjithsesi goli i Toçit ishte i vlefshëm pasi i siguroi 1 pikë të rëndësishëm skuadrës së Pro Sestos që militon në Grupin A të Serisë C.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"