VIDEO/ Respekt mes ikonash, Ronaldo takon Mesin: Urime për Botërorin, u gëzova shumë për ty

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2023 | 17:48

VIDEO/ Respekt mes ikonash, Ronaldo takon Mesin: Urime për Botërorin, u gëzova shumë për ty

Nata e çmimeve “The Best” të FIFA-s ka mbledhur në Paris yjet e futbollit botëror këtë të hënë. Jo vetëm ata të futbollit aktual, por edhe të së kaluarës. Një nga emrat më të spikatur në sallë gjatë ceremonisë ishte padyshim Luis Nazario de Lima, Ronaldo, i cili dhuroi një moment shumë të veçantë para fillimit të ceremonisë.

mesi ronaldo

Ai u takua në hyrje të sallës me Lionel Mesin e gruan e tij, teksa harroi rivalitetin Brazil-Argjentinë, duke e shprehur hapur kënaqësinë që e pa duke ngritur Kupën e Botës.

“Urime për Botërorin, e meritove dhe jam gëzuar shumë për tu”, tha që në fillim “Fenomeni” teksa shkëmbeu disa batuta me argjentinasin para fillimit të ceremonisë, përfshirë edhe një ftesë për të pirë kafe bashkë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"