VIDEO/ Reshjet e shiut i prishin planet Besëlidhjes, skuadra e kategorisë së parë ngel pa “shtëpi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2023 | 12:10

VIDEO/ Reshjet e shiut i prishin planet Besëlidhjes, skuadra e kategorisë së parë ngel pa “shtëpi”

Nga Preng GJIKOLA 

Collage Maker-20-Jan-2023-02.00-PM (2)

Reshjet e së enjtes i’a kan prishur planet stërvitore Besëlidhjes pasi stadiumi i saj mbetet totalisht nën pushtetin e ujit. Duke e ditur se edhe aneksin e stadiumit të Lezhës tashmë e kan kthyer në kantier ndërtimi, Besëlidhja pothuajse ka mbetur pa shtëpi. Për të shtunën lezhjanët e Besëlidhjes kishin planifikuar një miqësore me Luzin, por kushtet atmosferike të cilat shkaktuan përmbytjen e stadiumit e kanë pamundësuar këtë që të zhvillohet në Lezhë sipas planifikimit. Kjo miqësore do të zhvillohet në Tiranë. Edhe pse niveli i lumit Drin ka rënë me 2 m dhe ujërat janë tërhequr nga rrugët dhe sheshet e qytetit, stadiumi i Lezhës është totalisht i mbuluar me ujë dhe nuk dihet sa do të zgjasë kjo gjendje. Kampionati nis fundjavën e ardhshme, por gjendja e stadiumit i cili vijon të mbetet nën pushtetin e ujit Besëlidhjen po e penalizon në aspektin stërvitor.

Dy ndeshjet e radhës Besëlidhja i ka në shtëpi, por gjendja e stadiumit nuk dihet nëse do të mundësojë që të dya këto ndeshje të zhvillohen aty. Besëlidhja pas 12 javësh kampionat renditet në vend të fundit me 10 pikë të grumbulluara, kjo e ka vështirësuar shumë mbijetesën në Kategorinë e Parë. Telashet për Besëlidhjen po shtohen edhe nga mungesa e ambienteve stërvitore. Tashmë aneksi i stadiumit të Lezhës është kthyer në kantier ndërtimi, tani edhe stadiumi është përmbytur dhe kjo gjendje mund të tejzgjatet pasi deri në fillim të javës së ardhshme do të ketë reshje intesive shiu që do t’a mbajnë nën ujë stadiumin. Tani Besëlidhja është e detyruar që të stërvitet në kalçeto, gjë që nuk plotëson kushtet teknike stërvitore për një kohë të gjatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"