VIDEO/ Refuzoi të fliste, por më pas u rikthye. Shikoni se çfarë ndodhi me trajnerin e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2022 | 19:05

VIDEO/ Refuzoi të fliste, por më pas u rikthye. Shikoni se çfarë ndodhi me trajnerin e Kukësit

Kukësi barazoi 1-1 në sfidën e kampionatit të luajtur në Korçë me Skënderbeun. Si zakonisht trajnerët dalin në përfundim të sfidës për intervistat, por Diego Longo ka refuzuar përsëri të flasë.

DIEGO LONGO

Sipas “Super Sport”, tekniku i verilindorëve nuk ka pranuar të flasë pasi nuk ka mësuar ende shqip në mënyrë që t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Kjo nuk është hera e parë që Diego Longo e bën këtë gjë, pasi dhe në sfidën e fundit la intervistën në mes duke dhënë të njëjtin arsyetim.

Megjithatë tekniku u rikthye të fliste dhe kur u pyet nga gazetarët përse nuk foli ai tha.

“Gjëja më e rëndësishme nuk është gjuha, por të jesh profesionist”, u shpreh trajneri.

Në momentin që do niste përkthimi gazetari i tha që mund të largohej dhe intervista u mbyll me aq.

 

PANORAMASPORT,AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"