VIDEO/ Reali hedh hapin e radhës drejt titullit kampion, Rodrigo jep spektakël ndaj Atletik Bilbaos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 22:59

VIDEO/ Reali hedh hapin e radhës drejt titullit kampion, Rodrigo jep spektakël ndaj Atletik Bilbaos

Real Madrid ka hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion, teksa ka mundur sot me shifrat 2-0 Atletik Bilbaon për të kthyer në 8 pikë diferencën nga Barcelona ndjekëse.

asddsadsadsadasaddasads

Protagonist i ndeshjes ishte braziliani Rodrigo, i cili i dha avantazhin skuadrës së tij që në minutën e 8 të ndeshjes pas asistit të Brahim Diaz. Reali dominoi mbajtjen e topit, por edhe kundërshtarët nuk u dorëzuan lehtë dhe provuan të vinin vazhdimisht në vështirësi Lunin.

Në pjesën e dytë, Ishte përsëri Rodrigo ai i cili tundi rrjetën me asistin e Bellingam, duke vulosur fatin e takimit për skuadrën e Ançelotit që tashmë ka filluar numërimin mbrapsht drejt trofeut të radhës, kur mbeten edhe 8 javë deri në fundin e kampionatit.

GOLI I PARË I RODRIGO (VIDEO)

GOLI I DYTË I RODRIGO (VIDEO)

dsffsdsfdsfdfsfsdsdfsfd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"