VIDEO/ Raste të pakta dhe asnjë gol, Erzeni dhe Laçi nuk i prishin punë njëri-tjetrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2023 | 23:53

VIDEO/ Raste të pakta dhe asnjë gol, Erzeni dhe Laçi nuk i prishin punë njëri-tjetrit

Erzeni dhe Laçi kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore.

WhatsApp Image 2023-10-27 at 18.52.59

Pjesa e parë prodhoi shumë pak lojë duke u mbyllur në barazim. Në pjesën e dyti pak më shumë raste, por asnjëra prej skuadrave nuk arriti të finalizonte.

Ato vinin pas humbjeve dhe ky barazim i ka shërbyer të dyjave për të dalë nga kriza momentale e rezultateve.

ERZENI 0-0 LAÇI

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet dueli.

90’+2′ Ka një pretendim për prekje me dorë nga ana e Qatos. (VIDEO)

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Manellari lë fushën e lojës, zëvendësohet nga Bibo.

79′ Zhunior gjuan drejt portës me kokë, Hasanbelli mban portën të paprekur. (VIDEO)

78′ Peposhi ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të sjelljes së papërshtatshme ndaj anësorit. (VIDEO)

75′ Kiqina largohet nga fusha, ka minuta për Kristi Kote.

73′ Ujka lëshon predhën drejt portës, Hasanbelli bën mrekullinë. (VIDEO)

71′ Ujka gjuan nga goditja e dënimit, topi devijohet nga Sadiki. (VIDEO)

70′ Barjamaj lë fushën e lojës, ka minuta për Mjakin.

61′ Mihana dërgon krosim në zonë, as Meçja dhe as Kiqina nuk arrijnë ta devijojnë për ta dërguar në rrjetë.

55’ Sobouejll gjuan drejt portës, topi shkon drejt e në duart e Hasanbelli.

53′ Largohet Kacbufi, në lojë futet Osmanllari.

50’ Manellari gjuan drejt portës, Atanda ndërhyn në kohë dhe e largon topin.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

37′ Kryeziu ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj një futbollisti të Erzenit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

36’ Mihana gjuan drejt portës, Dajsinani mban portën të paprekur. (VIDEO)

35’ Migone lëshon predhën drejt portës së Dajsinanit, topi shkon ngjitur më shtyllën dhe del jashtë. (VIDEO)

26’ Ujka lëshon predhën nga jashtë zonës, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet dhe topi përfundon mbi traversë. (VIDEO)

20’ Kacbufi shkakton faull ndaj Melos, arbitri i nxjerr kartonin e verdhë.

13’ Meçja ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kryeziut dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

12’ Maliqi kroson në zonë, asnjë prej shokëve të shkuadrës nuk arrin ta kapë.

9’ Minuta të qeta deri tani, asnjë rast i mirëfilltë nga skuadrat.

1′ Starton sfida!

ERZENI: Hasanbelli, Maliqi, Sadiki, Atanda, Peposhi, Kacbufi, Alba, Migone, Kiqina, Meçja, Mihana.

Trajner: Alfred Deliallis

LAÇI: Dajsinani, Kurti, Dajko, Paulo Zhunior, Qato, Kryeziu, Manellari, Ujka, Bajramaj, Melo, Sobouejll.

Trajner: Mirel Josa

protokoll

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"