VIDEO/ Rashica “fal” Izraelin, shikoni rastin flagrant të shpërdoruar nga ylli “dardan”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 20:21

VIDEO/ Rashica “fal” Izraelin, shikoni rastin flagrant të shpërdoruar nga ylli “dardan”

Kosova e nisi me barazim në transfertë ndaj Izraelit, aventurën në kualifikueset e Europianit. “Dardanët” kaluan të parët në avantazh falë autogolit të shkaktuar nga Dasa në minutën e 36-të, ndërkohë që Peretz gjeti baraspeshën në minutën e 56-të.

bandicam 2023-03-25 20-11-26-018

Pavarësisht se ky rezultat në transfertë mund të konsiderohet si pozitiv, Kosova i kishte të gjitha shanset që të dilte nga ky takim me 3 pikë.

bandicam 2023-03-25 20-11-20-947

Në minutën e 90+3, Milot Rashica, shpërdoroi një shans ideal, teksa nga shumë pranë vijës fatale, nuk arriti të shënonte duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Një mundësi me të vërtetë flagrante. Për më tepër shikoni videon e rastit të shpërdoruar nga Rashica në frymën e fundit:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"