VIDEO/ Ramadani fiton “derbin” me Ekuban, Leçe i bën presion Interit në krye të renditjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2023 | 22:46

VIDEO/ Ramadani fiton “derbin” me Ekuban, Leçe i bën presion Interit në krye të renditjes

Leçe e Ylber Ramadanit është padyshim “Hirushja” e javë te para të Serisë A. E ardhur nga Seria B, skuadra e Daversa, i ka surprizuar të gjithë, teksa në 5 ndeshjet e zhvilluara deri tani duke grumbulluar 11 pikë, 3 fitore dhe 2 barazime.  

Lece

Leçe arriti të triumfonte edhe mbrëmjen e sotme ndaj Xhenoas me rezultatin 1-0, në sfidën që u vendos nga goli Oudin në minutën e 83-të. Për sa i përket mesfushorit të Kombëtares, ai është titullar i padiskutueshëm te skuadra e tij, teksa zhvilloi një tjetër paraqitje dinjitoze.  

Ramadani kishte përballë ish-shokun e skuadrës te Partizani, Kaleb Ekuban, i cili është pjesë e Xhenoas, ndërkohë që u aktivizua në minutën e 76-të të sfidës në vendin e Retegui, por pa mundur të lerë gjurmë.  

lece

Fal këtij triumfi Leçe është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë me 11 pikë në 5 javë, ndërkohë që Interi, Juventusi dhe Milani kanë nga një ndeshje më pak dhe mund ta kalojnë në vijim.   Për sa i përket Xhenoas, skuadra e Xhilardinos ka arritur të sigurojë vetëm 4 pikë në 5 ndeshje.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"