VIDEO/ Pushtoi fushën në ndeshjen e bejsbollit për propozimin romantik, tifozi merr surprizën e hidhur nga stjuardët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 18:59

VIDEO/ Pushtoi fushën në ndeshjen e bejsbollit për propozimin romantik, tifozi merr surprizën e hidhur nga stjuardët

Ideja për në propozim romantik në ndeshjen e parë të sezonit për skuadrën e zemrës, ka shkuar jo ashtu siç e kishte planifikuar tifozi i skuadrës së bejsbollit të Los Anxhelos Doxhers.

sdsdsdsdsd

Rikardo Huarez kapërceu rrethimin dhe bëri një pushtim fushe gjatë sfidës teksa nxori unazën dhe u kthye nga tribuna, me gjurin në tokë duke i propozuar të dashurës së tij e cila gjendej atje, Ramona Savedra. Një ide e bukur dhe shumë romantike… por jo për stjuardët.

Për ta ishte thjesht një tjetër pushtim fushe dhe një prej tyre i bëri një kapje prej futbolli amerikan duke e plasur në tokë “dhëndrin”. Atij më pas iu vunë prangat dhe u shoqërua në një prej komisariateve të policisë së Los Anxhelos.

Për fatinë e mirë të Rikardos, pasi gjithçka u mbyll me një gjobë, Ramona tha “po”. Ajo kishte regjistruar dhe publikuar gjithçka në rrjete sociale teksa shkroi pastaj “Propozimi më i mirë i të gjitha kohëve, të dashuroj dhe po, do të martohem me ty”.

dfgdfgfdgfd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"