VIDEO/ PSV dhe Borusia Dortmund lënë gjithçka për ndeshjen e dytë, kualifikimi vendoset në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2024 | 0:50

VIDEO/ PSV dhe Borusia Dortmund lënë gjithçka për ndeshjen e dytë, kualifikimi vendoset në Gjermani

PSV Eindhoven dhe Borusia Dortmund e kanë mbyllur në barazimin 1-1 ndeshjen e parë mes tyre në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve.

bandicam 2024-02-20 21-01-21-948

 

Në një sfidë shumë të luftuar mes dy skuadrave, kanë qenë holandezët vendas ata që kanë kërkuar më shumë golin, duke rrezikuar portën e miqve. Por ishte holandezi Malen ai i cili shënoi ndaj ish-skuadrës së tij në pjesën e parë, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.

Në të dytën, një penallti e shkaktuar nga Humels solli barazimin nga pika e bardhë te Luk De Jong dhe me këto shifra u mbyll e gjithë ndeshja, duke lënë të hapur kualifikimin për duelin e kthimit.

PSV-Dortmund 1-1
56′ (p) De Jong / 24′ Malen

GOLI I DE JONG (VIDEO)

GOLI I MALEN (VIDEO)

 FORMACIONET ZYRTARE: 

psv-dortund

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"