VIDEO/ PSG nuk ka rivalë, skuadra e Luis Enrikes “vret” kampionatin dhe shkon +8

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2024 | 22:53

VIDEO/ PSG nuk ka rivalë, skuadra e Luis Enrikes “vret” kampionatin dhe shkon +8

PSG-ja duket se nuk ka rivalë në Ligën 1 franceze. Skuadra e Luis Enrikes mposhti mbrëmjen e sotme Lensin me rezultatin 0-2, duke thelluar kështu diferencën nga vendin i dytë që mbahet nga Nisa në +8 pikë. Me këta të fundit që u mposhtë ditën e djeshme nga Ren me rezultatin 2-0. 

psg 2

Për sa i përket ndeshjes së sotme, ajo pati shumë episode. Në minutën e 6-të, Frankovski shpërdoroi një penallti, duke djegur një shans të artë për të kaluar Lensin në avantazh.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Ndërkohë në minutën e 30-të, do të vinte goli i Barkola, që do të kalonte në avantazh miqtë. Si të mos mjaftonte kjo, Lens mbeti me 10 lojtarë në minutën e 45+2.  

psg

Për sa i përket pjesës së dytë, për të “vulosur” ndeshjen mendoi ylli i PSG-së, Kilian Mbape, që pas asistit të Dembele, nuk fali duke sigluar shifrat në 0-2.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"