VIDEO/ PSG nuk ka rivalë në Francë, Mbape shënon edhe kur futet nga stoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2024 | 23:39

VIDEO/ PSG nuk ka rivalë në Francë, Mbape shënon edhe kur futet nga stoli

PSG ka shënuar fitoren e radhës në Ligue 1, teksa duket sikur nuk ka rivalë në kampionat!

mbappe-600x360

Kampioni në fuqi i Francës triumfoi në transfertë me rezultatin e pastër 0-2 ndaj Nantës në duelin e vlefshëm në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit francez. 

PSG e nisi ndeshjen pa yllin kryesor, Kilian Mbape, i cili ee nisi sfidën nga stoli.  Ky i fundit njoftoi ditë më parë se do të largohet nga “Parku i Princave” në fund të këtij edicioni. 

Lukas Hernandez kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 60-të të ndeshjes. Dy minuta më pas, Kilian Mbape u inkuadrua në lojë, teksa në minutën e 78-të shënon gol nga penalltia. 

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 53 pikëve në vendin e parë, 14 më shumë se Nisë në vendin e dytë. 

psg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"