VIDEO/ PSG bën “ligjin” në Francë, skuadra e Luis Enrikes fiton Kupën e 15-të në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2024 | 23:07

VIDEO/ PSG bën “ligjin” në Francë, skuadra e Luis Enrikes fiton Kupën e 15-të në histori

Nuk ka surpriza! PSG fiton për herë të 15-të në histori Kupën e Francës. Skuadra e Luis Enrikes mposhti me rezultatin 2-1, Lionin, duke ngritur lartë trofeun e dytë më të rëndësishëm në Francë. 

2c9aaf8f-4ba4-483d-8a43-3091c42d778e

Për PSG-në kjo ishte finalja e 20-të në histori, ndërsa për Lionin ishte e 9-ta, nga ku kanë regjistruar 4 humbje.  

Takimi i luajtur në “Stade Pierre-Mauroy” rezultoi një spektakël i vërtetë! Një ndeshje me shumë ritëm dhe shumë e luftuar. 

Ishte Dembele ai i cili zhbllokoi finalen, me goli e shënuar me kokë në minutën e 22-të, teksa duke shfrytëzuar rrëmujën në zonë, Fabian Ruiz realizoi golin e dytë për PSG-në në minutën e 34-t dhe duke bërë që fraksioni i parë i ndeshjes të përfundonte me rezultatin 0-2. 

Megjithatë te Lioni vazhduan me sulmet në pjesën e dytë dhe në minutën e 55’ Obrien shënoi me kokë, duke rihapur sfidën, por vetëm kaq, pasi në fund ishte PSG-ja që festoi. 

Sa i përket Kilian Mbape, francezi nuk ia doli të gjente rrugën drejt rrjetës në ndeshjen e tij të fundit me PSG-në, megjithatë e mbylli rrugëtimin me parizienët me trofeun e Kupës së Francës. 

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"