VIDEO/ Provë force për Bolonjën, skuadra e Tiago Motës mund Romën brenda në “Olimpico” dhe siguron zonën Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 20:29

VIDEO/ Provë force për Bolonjën, skuadra e Tiago Motës mund Romën brenda në “Olimpico” dhe siguron zonën Champions

Bolonja ka mundur me shifrat 1-3 Romën brenda në “Olimpico”, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Serisë A italiane.

GLyhKPzXEAA4A2x

 

Gjithçka u hap në minutën e 14-të, kur El Azzouzi i jep avantazhin miqve. Më pas Zirkze do të dyfishonte shifrat në minutat shtesë të pjesës së parë, duke e drejtuar ekipin e tij në dhomat e zhveshjes me një avantazh prej dy golash. Sapo fillon e dyta, Azmoun shënon për vendasit, dhe dukej sikur Roma mund t’i merrte një barazim të besuarve të Tiago Motës, por Selemakers me një parabël shënon edhe të tretin për ta, duke vulosur shifrat përfundimtare 1-3.

Një fitore me tepër vlera për Bolonjën, që tashmë qëndron e qetë në vendin e katërt të renditjes me 62 pikë të grumbulluara, 2 më pak se Juventusi dhe 7 më shumë se verdhekuqtë e Romës që me këtë humbje vazhdojnë të qëndrojnë në të pestin, duke pasur rrezikimin e Atalantës apo Lacios që e ndjekin nga pas, për t’i rrëmbyer vendin që të çon automatikisht në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.

REZULTATI LIVE | ROMA-BOLONJA 1-3

56′ Azmoun / 14′ El Azouzi, 45+1′ Zirkze, 64′ Selemakers

GOLI I SELEMAKERS 1-3 (VIDEO)

GOLI I AZMOUN 1-2 (VIDEO)

GOLI I ZIRZE 0-2 (VIDEO)

GOLI I EL AZOUZI 0-1 (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

bandicam 2024-04-22 18-24-52-782

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"