VIDEO/ Portieri shënon gol me kokë në minutën e 95-të, Lacio merr 1 pikë ndaj Atletikos
Mbrëmje dramatike në “Olimpico” në supersfidën mes Lacios dhe Atletiko Madridit, që u mbyll në barazim 1-1. Një gol në frymën e fundit i shënuar nga ana e portierit Provedel, i dhuroi 1 pikë të artë skuadrës së Sarrit në duelin ndaj spanjollëve të vlefshme për Grupin E.
Barrios shënoi i pari në minutën e 29-të me një predhë nga jashtë zonës, ndërkohë që Provedel u shndërrua në heroin e lacialëve, duke shënuar me kokë golin e barazimit.
Në duelin tjetër të Grupit E, holandezët e Fejnord, mposhtën me rezultatin 2-0, Sëlltikun, me këta të fundit që e mbyllën duelin me 2 lojtarë më pak. Pas ndeshjeve të para të luajtura, renditjen e kryeson Fejnordi me 3 pikë.
REZULTATET
LACIO – ATLETIKO MADRID 1-1
Provedel 90+5 / Barrios 29′
GOLI I PORTIERIT PROVEDEL: SHIH VIDEON
GOLI I BARRIOS: SHIH VIDEON
FEJNORD – SËLLTIK 2-0
Stengs 45+2′, Jahanbakhsh 70′
GOLI I JAHANBAKHSH: SHIH VIDEON
GOLI I STENGS: SHIH VIDEON
FORMACIONET ZYRTARE:
LACIO – ATLETIKO MADRID
FEJNORD – SËLLTIK
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"