VIDEO/ Portieri i dytë i Barcelonës bën pritjen spektakolare ndaj Atletikos, duartrokitet edhe nga Ter Shtegen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 17:50

VIDEO/ Portieri i dytë i Barcelonës bën pritjen spektakolare ndaj Atletikos, duartrokitet edhe nga Ter Shtegen

Barcelona ka mposhtur minimalisht 1-0 Atletikon e Madridit dhe meritë të madhe në këtë rezultat pozitiv ka edhe Injaki Pena.

inaki-pena-750x430

Portieri i dytë i katalanasve bëri heroin për skuadrën me pritjen e tij spektakolare në minutën e 80. Memfis Depai goditi topin drejt portës së Barcelonës dhe gjuajtja e tij ishte drejtuar në trekëndësh, por Pena “fluturoi” në këndin e portës së tij dhe e priti me sukses atë top.

Një pritje fantastike që mori edhe duartrokitjet e portierit kryesor të katalanasve, Ter Shtegenit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"