Postuar: Mars 18, 2023 | 19:57
VIDEO/ “Po e bëj këtë për familjen time”, sulmuesi i Kukësit përlotet gjatë intervistës: Nuk i kam këtu pranë…
Gabriel Barbosa ishte protagonisti i ndeshjes së sotëm të Kukësit, pasi sulmuesi brazilian shënoi golin e barazimit 1-1 në shtesë. Një dhuratë për ditëlindjen e tij të 24-t, të cilën e festoi dje, por vetë futbollisti është mallëngjyer ku është pyetur rreth kësaj dhurate.
“Është e mirë, por dhurata më e mirë për mua, është nëse do të kisha familjen time këtu. Ky moment është i vështirë. Dje klubi dhe lojtarët erdhën dhe ishim bashkë, por…”, tha fillimisht lojtari para kamerave të “Oversport” teksa nuk mbajti dot lotët.
“Më vjen keq. Kur flas për familjen time është e vështirë. Por unë punoj, e bëj këtë për ta dhe tani jam mirë”, tha më pas lojtari i Kukësit.
PANORAMASPORT.AL
