VIDEO/ Plasin polemikat për golin e Interit, tifozët e Juventusit: Ja pse duhej anuluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 0:03

VIDEO/ Plasin polemikat për golin e Interit, tifozët e Juventusit: Ja pse duhej anuluar

Nuk mund të mungonin polemikat në përfundim të supersfidës mes Juventusit dhe Interit që përfundoi në barazim 1-1.  

Juventusi

Disa shkëndija mes lojtarëve në fushë dhe një vendim arbitri qe ka ngjallur rrjetet sociale dhe kampin bardhezi. Tifozët bardhezinj pretendojnë se goli i Lautaros erdhi pas një faulli të padhënë të Darmian ndaj Kiezës.

Sipas bardhezinjve, mbrojtësi i Interit shkaktoi faull ndaj futbollistit të Juventusit, duke i vendosur duart në fytyrë dhe duke i penguar rrugën, por ky aksion nuk u vërshëllye nga gjyqtari, teksa menjëherë më pas nisi kundërsulmi i Interit që u konkretizua me gol nga sulmuesi argjentinas.  

Tifozët e Juventusit besojnë se ndërhyrja e Darmian ndaj Kiezës nuk ishte e rregullt dhe se gjyqtari Guida duhet të kishte ndaluar aksionin dhe t’i jepte faull për bardhezinjtë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"