VIDEO/ Plasin memet në rrjetet sociale, shikoni autogolin epik të shkaktuar nga… Meguajër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2023 | 0:08

VIDEO/ Plasin memet në rrjetet sociale, shikoni autogolin epik të shkaktuar nga… Meguajër

Barazim dramatik u regjistrua në duelin e zhvilluar në “Old Trafford” mes Mançester Junajtid dhe Sevijas. “Djajtë e Kuq” ishin duke udhëhequr me rezultatin 2-0 deri në minutën e 84-t, teksa dy autogola i dhuruan barazimin spanjollëve.

meguajerrrr

Më epiku padyshim ishte ai i minutës së 90+2 me protagonist Meguajër.

Fati i keq duket se është rikthyer për të përndjekur mbrojtësin anglez, teksa kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërthejnë memet për këtë autogol të shkaktuar nga Meguajër.

Futbollisti i Junajtid është një nga lojtarët më të kritikuar dhe më të shënjestruar të fansave në rrjet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"