VIDEO/ Plas sherri në sfidën e Kategorisë Superiore U17, tifozët hyjnë në fushë dhe godasin lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2022 | 22:10

VIDEO/ Plas sherri në sfidën e Kategorisë Superiore U17, tifozët hyjnë në fushë dhe godasin lojtarët

Njën ngjarje e rëndë ka ndodhur në sfidën e Kategorisë Superiore U17 midis Akademisë së Fuitbollit dhe Skënderbeut.

aD

Një përplasje mes lojtarëve në fushë ka bërë që të ndërhyjnë dhe tifozët e pranishëm duke goditur lojtarët e Skënderbeut.

Menjëherë pas kësaj, klubi korçar ka reaguar duke kërkuar nga FSHF marrjen e masave disiplinore.

Reagimi i Skënderbeut:

REAGIM!

E turpshme ajo që ka ndodhur sot në takimin Akademia e Futbollit – Skënderbeu 0-0 e vlefshme për Kategorinë Superiore U17!

Tifozët e ekipit pritës, godasin me grushta lojtarët bardhkuq gjatë një faulli në vijën anësore pranë tribunës duke shkaktuar dëme fizike serjoze tek njëri prej lojtarëve tanë.

Skandaloze dhe aspak Fair-Play ajo situatë e ndodhur sot duke rrezikuar jetën e fëmijëve.

Kërkojmë publikisht nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe organet kompetente marrjen e masave disiplinore ndaj ekipit pritës dhe zbatimin me rigorozitet të regullores në lidhje me masat organizative të cdo klubi apo Akademie.

Sot ndeshja dështoi sepse nuk kishte masa sigurie për zhvillimin e ndeshjes.

Ne nuk mund të rrezikojmë jetën e femijëve në emër të Futbollit. Akademia Skenderbeu

WhatsApp Image 2022-12-10 at 17.00.50

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"