VIDEO/ Plas “lufta” në Francë, ultrasit e PSG-së dhe Lionit përplasen para fillimit të finales së Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2024 | 21:38

VIDEO/ Plas “lufta” në Francë, ultrasit e PSG-së dhe Lionit përplasen para fillimit të finales së Kupës

Finalja e Kupës së Francës midis PSG-së dhe Lionit ka shumë pak minuta që ka filluar, por me sa duket “ndeshja” e vërtetë ka ndodhur para startit të takimit midis ultrasve të të dy skuadrave.

bandicam 2024-05-25 21-35-26-523

Gjatë udhëtimit drejtë Lilës, aty ku po zhvillohet finalja, autobusët e tifozëve të të dy ekipeve aksidentalisht qëlloi që ndaluan te i njëjti vend, gjë që pati pasoja fatale.

Tifozët filluan duke u konfliktuar, duke arritur puna edhe te djegia e autobusëve të tifozëve të Lionit nga ato parisien. Videot kanë bërë gjiron e rrjetit, dhe duket që PSG-ja e fitoi duelin e parë të ditës, tani ka mbetur ta fitojnë të besuarit e Luis Enrikes në fushë.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"