VIDEO/ Pjesëmarrja në Champions të CONCACAF nis me asist, Xhakomo Vrioni ndihmon ekipin të fitojë në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 16:38

VIDEO/ Pjesëmarrja në Champions të CONCACAF nis me asist, Xhakomo Vrioni ndihmon ekipin të fitojë në transfertë

Xhakomo Vrioni duket se po nis këtë vit në mënyrën më të mirë të mundshme pasi ka qenë protagonist që në ndeshjen e parë të skuadrës së tij në Champions të CONCACAF, atë që është turneu më i rëndësishëm kontinental për klubet në Amerikën Qendrore dhe të Veriut.

asdsadsadsadsadsa

Nju Ingland ku aktivizohet sulmuesi i kombëtares shqiptare luante mbrëmë sfidën e parë në transfertë përballë Independiente të Panamasë. Klubi amerikan kërkonte të zgjidhte gjithçka që në sfidën e parë dhe ia ka dalë që të largohet nga kjo transfertë me fitore falë edhe kontributit të Vrionit, i cili ishte titullar.

Pikërisht një asist i tij me kokë nxori para portës Tomas Çankalaj, i cili shënoi golin e vetëm të sfidës duke i dhënë ekipit amerikan një avantazh minimal të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në fushën e vet.

SHIH VIDEON

Nëse kalon turin, mes 16 më të mirave të turneut skuadra e Nju Ingland do të gjejë Alahuelense të Kosta Rikës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"