VIDEO/ Pëson dy gola në 5 minutat e parë nga Apolonia dhe e përmbys në shtesë, tjetër fitore e çmendur e Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2023 | 23:59

VIDEO/ Pëson dy gola në 5 minutat e parë nga Apolonia dhe e përmbys në shtesë, tjetër fitore e çmendur e Elbasanit

Elbasani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Apolonisë në javën e 4-t të Kategorisë së Parë dhe i është bashkuar Bylisit në kryesimin e kampionatit. Ashtu siç ka ndodhur edhe me Vorën pak javë më parë, verdheblutë kanë triumfuar me një përmbysje të vulosur në shtesën e ndeshjes.

bandicam 2023-09-24 21-00-13-029

Bardheblutë e nisën si mos më keq ndeshjen me një gafë të portierit që i dhuroi avantazhin Trifonit për miqtë. Vetëm një minutë më vonë, ishte Maksuti i cili dyfishoi shifrat për fierakët duke ia bërë më të vështirë ndeshjen ekipit vendas.

Por verdheblutë reaguan dhe shkurtuan diferencën falë një penalltie të Karakaçit, me fraksionin e parë të lojës që u mbyll me sulme të njëpasnjëshme të ekipit të Elbasanit,

E njëjta tablo u përsërit edhe në të dytën, me ekipi vendas që kërkonte me çdo kusht golin dhe me miqtë që mbroheshin e kundërsulmonin. Kasa ishte ai i cili barazoi shifrat me një gjuajtje mjeshtërore në minutën e 63-të të sfidës, por kjo nuk ndali sulmet e ekipit vendas.

Goli do të vinte vetëm në shtesën e takimit, kur ishte përsëri Kasa ai i cili çoi në rrjetë topin pas një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë të befasishme nga vendasit. Kaq mjaftoi për t’u dhënë këtyre të fundit 3 pikët dhe për t’i çuar në kreun e renditjes së kampionatit që i sheh ata si pretendentët kryesorë për ngjitjen.

ELBASANI 3-2 APOLONIA

18′ Karakaçi, 63′, 90’+6′ Kasa/ 4′ Trifoni, 5′ Maksuti

GOLI I DYTE I KASES (VIDEO)

GOLI I KASES (VIDEO)

KORE RACISTE NDAJ NJË FUTBOLLISTI TË APOLONISË (VIDEO)

RASTI I PENALLTISË SË ANULUAR PËR ELBASANIN (VIDEO)

PENALLTIA E KARAKAÇITT (VIDEO) +(VIDEO)

GOLI I MAKSUTIT (VIDEO)

GOLI I TRIFONIT (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

AF ELBASANI: Kuka, Pere, Telushi, Kasa, Hoxhaj, Ivan, Karakaçi, Hasani, Greca, Lleshi, Flores

Trajner: Nevil Dede

APOLONIA: Harizaj, Asllanaj, Ndubuisi, Repaj, Hebeja, Orelesi, Shanaj, Bejzade,  Maksuti, Trifoni, Umeiego

Trajner: Jeraj Rodriges

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"