Postuar: Mars 18, 2023 | 12:14
VIDEO/ Përshëndet Silvinjon me 3 gola përpara grumbullimit, Jasir Asani: Jam shumë i lumtur, të tjerë do të vijnë
Sulmuesi Jasir Asani dhuroi spektakël mbrëmjen e djeshme në Korenë e Jugut me ekipin e Guangjusë.Asani ishte protagonisti absolut në fitoren e sotme 5-0 përballë Inceon Junajtid teksa shënoi tregolësh personal. Ai shënoi gol në minutën e 9′ ndërsa në pjesën e dytë e vulosi me dy gola në minutat 69’ dhe 72’.
Në këtë mënyrë ai përshëndeti Silvinjon dhe Kombëtaren shqiptare pas ftesës së parë të tij për të veshur fanellën kuqezi.
Ditën e sotme Jasiri ka reaguar përmes një postimi në Facebook. Ai shprehet tepër i lumtur për 3 golat teksa tha që të tjerë do të vijnë.
“Hat-Trick i parë për Guangju. Jam shumë i lumtur për golat dhe 3 Pikët. Të tjera do të vijnë
“, shkruan Asani.
PANORAMASPORT.AL
