VIDEO/ Përqafime të përzemërta, biseda dhe “Ne jemi një”. Ja si ishte stërvitja e parë e kuqezinjve nën urdhrat e Silvinjos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2023 | 22:45

VIDEO/ Përqafime të përzemërta, biseda dhe “Ne jemi një”. Ja si ishte stërvitja e parë e kuqezinjve nën urdhrat e Silvinjos

Kombëtarja shqiptare e futbollit nisi sot përgatitjet për pjesëmarrjen në eliminatoret e Euro 2024 nën urdhrat e trajnerit Silvinjo. Sot ekipit iu bashkuan edhe lojtarët e fundit që nuk kishin mbërritur në Tiranë dhe të gjithë ishin të pranishëm në seancën e parë stërvitore të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” në kryeqytet.

silvinjo lojtaret

Trajneri Silvinjo i takoi të gjithë në mënyrë të përzemërt, lojtarë me të cilët prezantohej për herë të parë, apo edhe me ata të cilët i kishte vizituar në klubet përkatëse që kur ka marrë drejtimin e Kombëtares.

Të gjithë më pas u bënë gati, por para se të dilnin në fushën stërvitore, kishte kohë edhe për një fjalim të presidentit të FSHF-së, Armand Duka në një sallë ku ishte i vendosur në një monitor slogani i këtyre eliminatoreve, “Ne jemi një”.

Më pas, të gjithë zbritën në fushën e lojës, ku filluan stërvitjet, me Silvinjon dhe ndihmësin e tij Zabaleta të cilët u përfshinë edhe ata ushtrimet e ekipit mes lojtarëve, duke treguar se janë ende në formë, ndonëse kanë varur këpucët në gozhdë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"