VIDEO/ Përqafime dhe duartrokitje, Tirana i jep lamtumirën Ismajlgecit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 16:53

VIDEO/ Përqafime dhe duartrokitje, Tirana i jep lamtumirën Ismajlgecit

Marsel Ismajlgeci nuk është më pjesë e Tiranës. Kapiteni i ka dhënë lamtumirën bardhebluve në ditën e fundit të merkatos, duke iu bashkuar skuadrës së Zrinjski në Bosnjë Hercegovinë, për të nisur një aventurë të re atje.

Collage Maker-01-Feb-2023-04.52-PM

Klubi ka postuar në rrjetet sociale një video të Ismajlgecit teksa përshëndeste sot për herë të fundit shokët e skuadrës para se të udhëtonte drejt Bosnjës për këtë aventurë të re, teksa mori duartrokitje nga ish-bashkëlojtarët e tij.

Ndërkaq, nuk mund të mungonte edhe një mesazh për tifozët nga vetë futbollisti, i cili i uronte sa më shumë suksese Tiranës në vijim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"