VIDEO/ Përplasje e frikshme pas 34 sekondash lojë, futbollisti i francezëve të Bordo përfundon në koma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 21:58

VIDEO/ Përplasje e frikshme pas 34 sekondash lojë, futbollisti i francezëve të Bordo përfundon në koma

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në ndeshjen e Ligës 2 në Francë, ku futbollisti i Bordo, Alberth Elis ka përfunduar në koma si pasojë e një përplasje në sekondat e parë të sfidës.

sdfsdfsdfsdfsdf

Elis po tentonte të godiste topin me kokë kur u përplas me një kundërshtar në sekondën e 34-t duke u rrëzuar në tokë. Ai u rrethua shpejt nga shokët e skuadrës, të cilët u dukën menjëherë të tronditur, ndërsa iu dha ndihma mjekësore dhe më pas u transportua me ambulancë në spital.

Mediat franceze kanë raportuar se për shkak të traumës që ka pësuar në kokë në momentin e përplasjes. sulmuesi 28-vjeçar i Hondurasit i është nënshtruar mbrëmë një ndërhyrje kirurgjikale. Bëhet e ditur se ai është vendosur në koma farmakologjike për të shmangur komplikacione të tjera pas kësaj ndërhyrje kirurgjikale në kokë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"