VIDEO/ Përmbysje spektakolare nga Laçi, kurbinasit mundin Teutën në shtëpi dhe hedhin sytë nga Europa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 23:51

VIDEO/ Përmbysje spektakolare nga Laçi, kurbinasit mundin Teutën në shtëpi dhe hedhin sytë nga Europa

Laçi ka arritur një fitore spektakolare me përmbysje përballë Teutës brenda në shtëpi, në sfidën e vlefshme të javës së 19-të të Superiores.

laci

Sfida nisi mjaft mirë për miqtë, të cilët gjetën dy gola shumë të shpejtë në minutat 12’ dhe 16’.

Gjithsesi, në harkun e dy minutave, 22-24’, kurbinasit gjetën dy herë rrugën e rrjetës me Adeleken dhe Babatunden.

Duket se vendasit u zgjuan nga këto gola dhe tentuan shumë herë, deri sa shënuan dhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, me Ujkën dhe Adeleken, duke përmbysur çdo gjë.

Në minutën e 90’ Gruda i dha një fije shpresë durrsakëve me një gol, por që nuk i mjaftoi për të marrë të paktën një barazim.

Kështu Laçi harron mbijetesën dhe hedh sytë nga Europa, ndërsa Teuta nga ana tjetër, vazhdon të vuajë në vendin e parafundit.

REZULTATI:

LAÇI 4-3 TEUTA

Adeleke 22′, 72′, Babatunde 24′, Ujka 68′ / L. Vila 12′, Kallaku (P) 16′, Gruda 90′

KOMENTI LIVE:

90+4′ Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ GOOOL TEUTA 4-3/ Kallaku hedh një top drejt zonës dhe Gruda e shtyn në rrjetë.

88′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Duka dhe në vendin e tij futet E. Marku.

80′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Babatunde dhe në vendin e tij futet Borisiuk.

77′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Shkurtaj dhe në vendin e tij futet Geci.

76′ Zëvendësim i dyfishtë te Teuta. Largohen Beqja dhe Kotobelli, në vendet e tyre futen Çejku dhe Oshafi

72′ GOOOL LAÇI 4-2/ Adeleke niset në një kundërsulm dhe i vetëm me Qirkon e çon topin në rrjetë.

68′ GOOOL LAÇI 3-2/ Ujka provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon në rrjetë, me Qirkon që nuk arrin ta ndalë.

67′ Ziko provon në gjuajtje me të majtën nga distanca që shkon mbi kuadrat.

63′ Duka shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Kotobellit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

61′ Babatunde ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

57′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Karabeci dhe në vendin e tij futet E. Vila

50′ Manellari provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet në traversë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet vetëm 1 minutë shtesë.

43′ Ujka provon me një gjuajtje potente nga jashtë zone, por Qirko arrin ta devijojë duke i mohuar golin.

42′ Beqja shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Babatundes dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

41′ Karabeci provon me një gjuajtje nga distanca, teksa Dajsinani tregohet i vëmendshëm dhe e kontrollon me duar.

32′ Shkurtaj provon me një gjuajtje brenda zonës, por tentativa e tij shkon shumë pranë shtyllës.

31′ Jazxhi kap një top me dorë brenda zonës së Laçit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

27′ Zëvendësim i detyruar te Teuta. LArgohet Qaqi dhe në vendin e tij futet Goxha.

24′ GOOOL LAÇI 2-2/ Babatunde provon me një të majtë nga jashtë zone dhe e çon topin në fundin e rrjetës.

22′ GOOOL LAÇI 1-2/ Babatunde jep një top mjaft të mirë për Adeleken dhe ky i fundit nuk gabon përballë Qirkos.

19′ L. Vila provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

16′ GOOOL TEUTA 0-2/ Sherif Kallaku niset nga pika e bardhë dhe çon topin në rrjetë.

14′ Penallti për Teutën. Marku provon me një gjuajtje dhe më pas Ziko ndërhyn duke shkaktuar faull.

12′ GOOOL TEUTA 0-1/ Kallaku hedh një krosim drejt zonës dhe Lorenco Vila me kokë nuk gabon pas daljes së gabuar të Dajsinanit.

7′ Kallaku hedh një krosim drejt zonësdhe Gruda provon me një gjuajtje me kokë, të cilën e çon jashtë.

4′ Karabeci provon me një gjuajtje me të majtën nga distanca, me tentativën e tij që shkon shumë pranë shtyllës.

1′ L. Vila merr një top parnë zonës kurbinase dhe provon të shënojë me një gjuajtje me të djathtën, por Velkoski arrin ta mbyllë mjaft mirë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Dajsinani, Duka, Roganoviç, Velkoski, Ziko, Ujka, Babatunde, Manellari, Mazrekaj, Adeleke, Shkurtaj.

Trajner: Gentian Mezani

TEUTA: Qirko, Jazxhi, Qaqi, Kuros, Marku, Karabeci, Beqja, Kallaku, Kotobelli, L. Vila, Gruda.

Trajner: Edi Martini

WhatsApp Image 2023-01-30 at 12.50.46

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"