VIDEO/ Përmbysje emocionuese e Atletiko Madridit, Betis shkëlqen ndaj Valencias. Ja rezultatet dhe golat e ndeshjeve të mbrëmjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2023 | 23:09

VIDEO/ Përmbysje emocionuese e Atletiko Madridit, Betis shkëlqen ndaj Valencias. Ja rezultatet dhe golat e ndeshjeve të mbrëmjes

U luajtën mbrëmjen e sotme 2 duelet emocionuese të vlefshme për javën e tetë në La Liga.

KORREA

Atletiko e Madridit arriti të mposhte me përmbysje 3-2 Kadizin, që shënoi dy herë me Luka Pires dhe Martin në minutat 12 dhe 27-të, ndërkohë që skuadra e Simeones reagoi mjaft mirë, duke kthyer rezultatin falë golave të Korreas në minutat 32 dhe 66 dhe golit të Molinës në minutën e 46-të. 

Fitorja e pestë në 7 ndeshje për Atletikon, që renditet në vendin e katërt, ndërkohë një sukses tepër të rëndësishëm arriti mbrëmjen e sotme edhe Betisi që mposhti pastër me rezultatin 3-0 Valencian. Diao, Roca dhe Ezalzouli ishin autorët e golave për vendasit në këtë duel.  

REALI

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"