VIDEO/ Përmbysje dramatike, një danez i dhuron 3 pikë të arta Romës ndaj Sasuolos së Bajramit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 20:20

VIDEO/ Përmbysje dramatike, një danez i dhuron 3 pikë të arta Romës ndaj Sasuolos së Bajramit

Roma arriti një përmbysje dramatike ndaj Sasuolos në duelin e vlefshëm për javën e 14-të të Serisë A. Kryeqytetasit e Murinjos e panë veten në disavantazh në minutën e 25-të, ku vendasit gjetën rrugën e rrjetës me Mateus Henrike. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0 për Sasuolon.

ROMA

Ndërkohë në minutën e 62-të, ekipi i trajnerit Dionisi mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Bolokas.  

Ndërkohë në minutën e 76-të, Roma vendosi baraspeshën me Dibalën, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Për golin e fitores mendoi danezi Kristensen, i cili në minutën e 82-të shënoi golin e dytë të sfidës.  

Për sa i përket mesfushorit të Kombëtares, Nedim Bajrami, ai u aktivizua në minutën e 81-të, duke zënë vendin e Thorstvedt, por pa mund të lerë gjurmë. 

renditjaaa

Me këtë 3 pikësh të çmuar, Roma u ngjit në vendin e pestë me 24 pikë në 14 javë. Sfidën e radhës skuadra e Murinjos do e luajë në shtëpi ndaj Fiorentinës.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"